Telenews

30 mjete të rënda gjobiten për tejkalim të peshës së lejuar, mbi 14 mijë euro gjoba

Kontrollet ndaj mjeteve të rënda po vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim respektimin e kufizimeve ligjore për peshën dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, gjatë periudhës 14–21 gusht 2026, ekipet e Ministrisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kontrolluar peshën e 103 mjeteve të rënda.

Nga këto kontrolle, në 30 raste është evidentuar tejkalim i peshës së lejuar. 11 prej shkeljeve janë kryer nga persona fizikë, ndërsa 19 nga persona juridikë.

Për këto shkelje janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 14 mijë e 910 eurosh.

Ministria ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke theksuar se tejkalimi i peshës së lejuar dëmton infrastrukturën rrugore, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion dhe krijon kosto shtesë për shtetin.

Ministria u ka bërë thirrje pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet ligjore, me qëllim mbrojtjen e investimeve publike dhe garantimin e sigurisë në rrugë.

Të ngajshme

Pacolli: Nga e hëna nis zbatimi i projektit të banimit social

Yllka Gashi

Teherani kundërshton sanksionet e propozuara nga SHBA-ja

Yllka Gashi

Kurti për aksionin në veri: Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr!

Yllka Gashi