Georgina Rodriguez thuhet se ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në familjen e saj me Cristiano Ronaldon, duke adoptuar tre fëmijët më të mëdhenj të futbollistit portugez.
Sipas raportimeve të mediave portugeze, Georgina është tashmë kujdestare ligjore e Cristiano Ronaldo Jr., 16 vjeç, si dhe e binjakëve Eva María dhe Mateo, 9 vjeç.
Procesi dyshohet se është zhvilluar privatisht dhe detajet e dokumentacionit nuk janë bërë publike.
Ronaldo ka pasur kujdestarinë e plotë të tre fëmijëve. Identiteti i nënës biologjike të Cristiano Jr. nuk është bërë publik, ndërsa Eva dhe Mateo kanë lindur përmes një nëne surrogate.
Georgina dhe Ronaldo kanë edhe dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.
Që prej fillimit të lidhjes me yllin portugez, Georgina është shfaqur vazhdimisht shumë e afërt me të gjithë fëmijët e tij. Së fundmi, ajo iu referua Cristiano Jr. si “djali im” në një postim në Instagram.
Raportimet vijnë vetëm pak kohë pasi çifti thuhet se kurorëzoi lidhjen e tyre në një ceremoni private në Portugali, pas rreth një dekade së bashku.

