Telenews

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës –

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë të dielën në QKUK pas lëndimeve të marra ditë më parë në një aksident në Malishevë.

Sveçla u ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu, kolegëve të tij dhe të gjithë atyre që e njohën policin e ndjerë.

Ai tha se humbja e Kryeziut është e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë Policinë e Kosovës.

“Dhimbja është e madhe për familjen Kryeziu, për mbarë Policinë e Kosovës, për kolegët dhe të gjithë ata që e njohën Altinin, por edhe për të gjithë ne që humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës, të përkushtuar ndaj detyrës dhe sigurisë së qytetarëve”, shkroi Sveçla.

Ministri në detyrë falënderoi edhe personelin mjekësor për përpjekjet për ta shpëtuar Kryeziun.

Ai bëri gjithashtu thirrje për kujdes maksimal në komunikacion, duke theksuar se pakujdesia në trafik mund të kushtojë jetë.

“Fatkeqësisht, sot po përjetojmë humbjen e një jete të re dhe të një zyrtari që ishte në shërbim të qytetarëve”, përfundoi Sveçla.

Të ngajshme

Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera –

KushtrimGuraj

Gjykata në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për Kosovën dhe 74 vende të tjera –

KushtrimGuraj

19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit –

KushtrimGuraj