Telenews

E rëndë në Shëngjin, gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det, shkruan A2-shi.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

Kremlini akuzon Britaninë për përshkallëzim të luftës në Ukrainë: Po i hedh benzinë zjarrit

Yllka Gashi

Rasti tragjik në Malishevë, ja çfarë pret familja e Jetlira Foniqit

Yllka Gashi

Krejt ‘firmato’, Adelina Tahiri shfaqet me një look luksoz

Yllka Gashi