Telenews

MINT: Mbi 3,000 inspektime dhe 600 mijë euro gjoba në pjesën e parë të 2026-s

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë , Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) gjatë vitit 2026 ka shënuar progres të rëndësishëm në forcimin e mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Vetëm gjatë pjesës së parë të vitit 2026, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar mbi 3,000 inspektime në fusha të ndryshme, përfshirë tregun e derivateve të naftës, sigurinë e përgjithshme të produkteve, mbikëqyrjen e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Po ashtu, janë realizuar mbi 250 inspektime për verifikimin e përmbushjes së kushteve minimale teknike nga operatorët ekonomik.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë pjesës së parë të vitit 2026 janë shqiptuar afërsisht 600 mijë euro gjoba për shkelje të ndryshme të evidentuara gjatë inspektimeve, përfshirë mospërputhjen e çmimeve raft–arkë, tregtimin e produkteve pa deklaracion, ushtrimin e veprimtarisë pa regjistrim në ARBK,përdorimin e mjeteve matëse me afat të skaduar të vlefshmërisë, mosrespektimin e afateve të përcaktuara në procesverbalet e inspektimit, tregtimin e produkteve me afat të skaduar, si dhe vendosjen në treg të produkteve që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në kuadër të rritjes së transparencës dhe ofrimit të shërbimeve më efikase për qytetarët, MINTI, ka lëshuar edhe platformën në Viber për adresimin e shpejtë të ankesave të konsumatorëve, në numrin +383 (46) 311-000.

Në kuadër të bashkëpunimit institucional, është funksionalizuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Deri në muajin korrik janë organizuar katër takime, në të cilat, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve relevante, janë trajtuar çështjet më tërëndësishme dhe problematikat me të cilat përballen konsumatorët në vend.

Të ngajshme

Cakolli: U shndërrua në hajgare kjo puna, kur pushtetit i del në shesh ndonjë aferë

Yllka Gashi

Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori

Yllka Gashi

Kremlini akuzon Britaninë për përshkallëzim të luftës në Ukrainë: Po i hedh benzinë zjarrit

Yllka Gashi