Don Xhoni ka shënuar një tjetër sukses të madh me albumin e tij “100%”, i cili ka kaluar shifrën prej 100 milionë transmetimeve në platformat muzikore.
Reperi e ka ndarë lajmin me ndjekësit përmes Instagramit, duke publikuar një fotografi që simbolizon arritjen e rëndësishme.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë sukses është koha e shkurtër në të cilën albumi ka arritur këtë shifër.
Foto: Instagram
Sipas vetë Don Xhonit, “100%” ka kapur 100 milionë transmetime në më pak se një muaj nga lansimi.
Artisti ka reaguar me habi ndaj këtij rezultati, duke lënë gjithashtu një mesazh me tone sfiduese për ritmin e suksesit që po përjeton.
Albumi kishte dhënë sinjale të forta që në ditët e para të publikimit.
“100%” u rendit mes projekteve me debutimin më të fuqishëm në Spotify në rang global për periudhën 3-5 korrik, duke e pozicionuar në vendin e nëntë.


