Telenews

Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Afërdita Bytyqi Zëvendëskryesuese të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Bytyqi është zgjedhur me gjashtë vota të anëtarëve të KGJK-së, ndërsa për këtë pozitë ka kandiduar edhe gjyqtari Artan Abazi, i cili ka marrë pesë vota.

Me zgjedhjen e saj, Bytyqi do të ushtrojë pozitën e Zëvendëskryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi Rrustem Thaqi njoftoi se mandati i Bytyqit në këtë pozitë do të jetë 3-vjeçar dhe fillon nga 27 gushti 2026.

Gjyqtarja Bytyqi pas zgjedhjes si zëvendëkryesuese tha se do të punojë në avancimin e sistemit gjyqësor dhe njëherësh falënderoi anëtarët për besimin e dhënë.

Të ngajshme

Familja shqiptare që humbi 3 djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan

Yllka Gashi

Sveçla: Ndihem i pafajshëm, nuk duhet të dënohem për përpjekjen për ta parandaluar demarkacionin

Yllka Gashi

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

Yllka Gashi