Telenews

Emocionohet Rita Ora, flet për betejën e të ëmës me kancerin

Rita Ora u emocionua nga historia e konkurrentes Aleisha Gam, e cila foli për betejën e nënës së saj me kancerin.

Rita shpjegoi se si nëna e saj, Vera kishte luftuar gjithashtu me kancerin, ndërsa u përlot nga kujtimet e kohëve të vështira nëpër të cilat ajo dhe familja e saj kaluan.

Duke shpjeguar se si e kishte “vërtet të vështirë” gjatë betejës shëndetësore të mamasë së saj.

“Mamaja ime po lufton me kancerin këto dy vitet e fundit…”, tha Aleisha, 26 vjeçare, duke shpjeguar se shpresonte që nëna e saj të mund ta “ndiente dashurinë” në këngën e saj.

“Unë e di se çfarë ndjesie është të kesh një lloj lidhjeje me një këngë, dhe më pas ai kujtim qëndron gjithmonë me ty. Mamaja ime gjithashtu kishte kancer,” u shpreh Rita në emision, teksa vlerësoi performancën e Aleishës.

“Kur ajo shkonte të merrte trajtimin e saj dhe po i binin flokët, ne ishim adoleshente. Ishte vërtet e çuditshme të shihje mamanë tënde, si të mos ishte super heroina që kishte qenë gjithmonë.”u shpreh Rita/Teve1.info/

The post Emocionohet Rita Ora, flet për betejën e të ëmës me kancerin appeared first on tëvë1.

Të ngajshme

Kiara dhe Luizi bëhen prindër për herë të parë

Donat Hashani

“Ku ma le forcën”–projekti i ri i Dafina Zeqirit

Donat Hashani

Kori nga Kosova, Siparantum zë vendin e parë në festivalin prestigjioz në Belgjikë

Donat Hashani