Telenews

Shoqata e Qumështorëve: Po, ka shtet – vendimet dhe faktet flasin

Shoqata e Qumështorëve të Kosovës ka reaguar ndaj debatit për përfaqësimin e saj, duke theksuar se institucionet kanë trajtuar çështjen përmes një sërë vendimesh gjyqësore dhe administrative.

Në reagim, Shoqata përmend vendime të Gjykatës Themelore dhe të Apelit nga viti 2017 deri më 2025, si dhe njoftime zyrtare të Departamentit të OJQ-ve në vitet 2023 dhe 2026.

“Po, ka shtet. Ka gjykata, vendime, institucione dhe procedura”, thuhet në reagim.

Shoqata akuzon palën kundërshtare për manipulim dhe mosrespektim të vendimeve, duke kërkuar respektimin e institucioneve dhe të vendimeve gjyqësore. Ajo paralajmëron edhe hapa ligjorë në rast të përdorimit të emrit apo logos së Shoqatës pa autorizim.

Në fund, Shoqata shprehet e gatshme të publikojë të gjitha vendimet dhe aktgjykimet e përmendura.

Reagimi i plotë:

PO, KA SHTET!

FAKTET DHE VENDIMET FLASIN

Edhe pse nuk kishim ndërmend të merreshim më tej me çështjen e kryetarit të Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës – SHQK (SHIQK), duke menduar se, më në fund, grupi i palmorëve – përdoruesve të vajit të palmës – e kishte kuptuar dhe pranuar se gjithçka është e qartë dhe e përfunduar, përsëri u detyruam t’i rikthehemi kësaj çështjeje.

Arsyeja është një pyetje që ky grup e ka parashtruar publikisht:

A KA SHTET?

Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, dëshirojmë t’u përgjigjemi me fakte.

PO, KA SHTET!

Madje, institucionet e shtetit kanë folur në vazhdimësi, përmes vendimeve dhe veprimeve të tyre, në mënyrë të qartë dhe kronologjike.

Më poshtë po i paraqesim faktet.

KRONOLOGJIA E PROCEDURAVE GJYQËSORE DHE ADMINISTRATIVE

1. VITI 2017 – KËRKESA PËR MASË SIGURIE

Fillimisht, grupi i palmorëve kërkoi masë sigurie kundër kryetarit të Shoqatës, Ramadan Memaj, me qëllim që Gjykata ta ndalonte atë të fliste publikisht për efektet e vajit të palmës, qoftë për efektet e mundshme në shëndetin publik, qoftë për dëmet ekonomike në ferma dhe çështje të tjera financiare.

Në thelb, kërkesa synonte kufizimin e deklarimeve publike lidhur me vajin e palmës, me pretendimin se këto informacione po u shkaktonin humbje financiare.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Ekonomike, me Aktvendimin:

I.C.nr. 82/2017

Datë: 27.03.2017

e refuzoi këtë kërkesë.

2. VITI 2017 – VENDIMI I GJYKATËS SË APELIT

Të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore, kërkuesit parashtruan ankesë në Gjykatën e Apelit.

Edhe Gjykata e Apelit e refuzoi kërkesën dhe më:

Gjykata e Apelit në Prishtinë

Ae.nr. 123/2017

Datë: 15.05.2017

nxori Aktvendimin përkatës.

Pra, që në vitin 2017, dy nivele të gjykatave kishin marrë vendime lidhur me këtë çështje.

3. PAS VITIT 2017 – PËRPJEKJET PẼR RRĒZIMIN E KRYETARIT

Pas refuzimit të masës së sigurisë, grupi i palmorëve vazhdoi përpjekjet për ta kundërshtuar dhe ndryshuar përfaqësimin e Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës.

Çështja vazhdoi të trajtohej edhe në procedura të tjera gjyqësore dhe administrative.

Dhe këtu vjen pjesa që duhet të jetë e qartë për opinionin publik:

Nuk bëhet fjalë për mungesë të shtetit apo të institucioneve.

Përkundrazi, ekzistojnë vendime të gjykatave dhe njoftime zyrtare të institucioneve që dokumentojnë zhvillimin e kësaj çështjeje.

4. VITI 2022 – AKTGJYKIMI I GJYKATËS THEMELORE

Gjykata Themelore në Prishtinë

Aktgjykimi nr. A.nr. 886/2018

Datë: 27.09.2022

5. VITI 2023 – AKTGJYKIMI I GJYKATËS SË APELIT

Gjykata e Apelit në Prishtinë

Aktgjykimi nr. AA.nr. 770/2022

Nr. i dokumentit: 04261167

Datë: 08.05.2023

6. VITI 2023 – NJOFTIMI ZYRTAR I DEPARTAMENTIT TË OJQ-VE

Departamenti i OJQ-ve

Njoftim zyrtar

Datë: 06.09.2023

(rreth katër muaj pas vendimit të Gjykatës së Apelit)

7. VITI 2024 – AKTGJYKIMI I GJYKATËS THEMELORE

Gjykata Themelore në Prishtinë

Aktgjykimi nr. A.nr. 886/18

Datë: 14.11.2024

8.VITI 2025 – VENDIMI I FUNDIT I GJYKATËS SË APELIT

Gjykata e Apelit në Prishtinë

Aktgjykimi nr. AA.nr. 999/2024

Nr. i dokumentit: 082144734

Datë: 16.12.2025

9. VITI 2026 – NJOFTIMI ZYRTAR I DEPARTAMENTIT TË OJQ-VE

Departamenti i OJQ-ve

Njoftim zyrtar

Datë: 06.02.2026

PRA, A KA SHTET?

PO!

Ka gjykata.

Ka vendime.

Ka aktgjykime.

Ka institucione.

Ka procedura.

Ka dokumente zyrtare.

Dhe mbi të gjitha, ekziston një kronologji e dokumentuar e vendimeve dhe veprimeve institucionale.

Prandaj, pretendimi se “nuk ka shtet” nuk qëndron përballë fakteve.

Problemi nuk është mungesa e shtetit.

Problemi është mosrespektimi i vendimeve të shtetit.

Në vend që të respektohen vendimet gjyqësore dhe institucionale, ato po injorohen, po anashkalohen dhe po paraqiten sikur të mos ekzistonin.

MJAFT ME MANIPULIME!

Për opinionin publik është e rëndësishme që çdo pretendim të mbështetet në fakte dhe dokumente.

Nuk mund të kërkohet respektimi i institucioneve vetëm atëherë kur vendimet u përshtaten interesave të caktuara.

Vendimet e gjykatave dhe të institucioneve duhet të respektohen gjithmonë.

NDALONI MANIPULIMET!

RESPEKTONI VENDIMET E GJYKATAVE!

RESPEKTONI INSTITUCIONET!

MOS E KEQPËRDORNI EMRIN DHE LOGON E SHOQATËS!

Çdo paraqitje publike, çdo dokument dhe çdo përdorim i emrit apo logos së një organizate duhet të jetë i saktë, i verifikueshëm dhe në përputhje me statusin juridik të saj.

Nëse këto veprime vazhdojnë, hapat e mëtejshëm do të ndërmerren përmes rrugëve ligjore dhe institucioneve kompetente.

SEPSE SHTETI KA FOLUR.

Nẽ qoftẽse ka ende dyshime kushdoqoftẽ,jemi te gatshme tẽ prezentojme te gjitha Vendimet dhe Aktgjykimet .

Të ngajshme

Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares në lumin Drin, flasin nga Policia

Yllka Gashi

IQMT: Kontrollet po japin rezultat – marketet e inspektuara po respektojnë udhëzimet për produktet e qumështit

Yllka Gashi

Hidhet shorti i Europa League-s, përballje interesante

Yllka Gashi