Telenews

Krismat alarmojnë Policinë në Prishtinë | Në lokacion po mbahej aheng familjar – 23-vjeçari pranon se shtiu me armë –

Një aheng familjar në Prishtinë është ndërprerë nga intervenimi i Policisë të shtunën mbrëma, pasi në zonë ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, raporton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 29 gusht, rreth orës 21:30, në rrugën “Osumi” në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas raportimit për të shtëna, njësitë policore kanë dalë menjëherë në lokacion, ku kanë konstatuar se aty po zhvillohej një aheng familjar.

Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, policët kanë gjetur disa gëzhoja dhe një armë me gaz, ndërsa hetimet kanë çuar në identifikimin e personit që dyshohej se kishte shtënë.

I dyshuari është Fuad Berisha, 23-vjeçar.

Sipas informacioneve të rastit, Berisha ka pranuar para Policisë se kishte shtënë me armë, si dhe ka deklaruar se arma ishte pronë e tij.

Ai është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer procedurat përkatëse.

Policia ka sekuestruar armën, një karikator dhe gjithsej 31 gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Përdorim të armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Pas intervistimit, 23-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Stuhia goditi Skifterajn e Vitisë, era rrëzon kulmin e një objekti –

KushtrimGuraj

Shefi i UNMIK-ut: Çështja e personave të zhdukur nuk duhet të politizohet –

KushtrimGuraj

Zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra Heroi i Policisë, Triumf Riza –

KushtrimGuraj