Telenews

Gruaja dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë

Policia e Kosovës ka intervenuar të dielën pas marrjes së informatës se një grua po sulmonte fëmijët me sëpatë në një park të fëmijëve në Prishtinë.

Sipas Policisë, e dyshuara një grua kosovare dyshohet se përveç sulmit ndaj fëmijëve, ishte duke dëmtuar edhe pajisjet e parkut.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarën.

Gjatë intervenimit, nga ajo është sekuestruar një sëpatë.

Me urdhër të prokurorit, pas inicimit të rastit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për “Kanosje” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë” dhe mbetet nën procedurë hetimore.

Të ngajshme

A vendoset sot për presidentin? Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish pas pak

Yllka Gashi

Dafina zbulon detajin që po i shton dyshimet për martesën e Kidës: “Nusja jonë e bukur!”

Rrezarta Ramaj

Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?

Yllka Gashi