Telenews

Demolli: Prof. Bekimit i uroj mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen e tij si President

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit, ka reaguar pasi u bë i ditur kandidati konsensual i Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Ai i uroi Bekim Sejdiut besimin dhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës për t’u zgjedhur kryetar shteti.

“Urime të përzemërta, profesorit dhe kolegut tim të nderuar, Bekim Sejdiu, për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës!

Si profesor i Fakultetit Juridik, më gëzon tej mase fakti që një nga kolegët tanë të rinj po merr përsipër një sfidë kaq të rëndësishme dhe një përgjegjësi kaq të lartë shtetërore.

Gjatë viteve të punës sonë akademike kemi pasur rastin të ndajmë jo vetëm përvojat dhe njohuritë juridike, por edhe përkushtimin ndaj arsimit universitar dhe të ardhmes së shtetit tonë.

Nga zemra i uroj Profesor Bekimit suksese në këtë rrugëtim dhe, para së gjithash, i uroj besimin dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Njëherësh i uroj që ta udhëheqë Republikën e Kosovës me dinjitet, urtësi, integritet dhe përkushtim (ashtu siç e njohim ne Bekën), duke i shërbyer interesit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.”

Të ngajshme

Fillimi i vitit të ri shkollor, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik –

KushtrimGuraj

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

Yllka Gashi

Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

Yllka Gashi