Telenews

Komunat protestojnë sot në Prishtinë, kundër ndërhyrjeve të Qeverisë

Asociacioni i Komunave të Kosovës organizon sot protestë para Qeverisë, në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 11:00. Protesta është paralajmëruar si paqësore dhe jopartiake.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke akuzuar Qeverinë për bllokim të buxheteve dhe projekteve komunale.

Edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka ftuar për pjesëmarrje, duke kundërshtuar, siç thotë ai, ndërhyrjen e nivelit qendror në kompetencat e komunave.

Protesta synon mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, si dhe kundërshtimin e ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj