Telenews

Thyerje rekordi, Cila është arritja e Ronelës

Këngëtarja Ronela Hajati është renditur si artistja e parë që do performojë në Eurovision, dhe jo vetëm.

Ajo do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale.

Ronela u shfaq në tension dhe tha se do duhet të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shqipërinë, duke marrë parasysh faktin se e gjithë vëmendja do jetë tek ajo pasi është këngëtarja e parë që do performojë në Eurovision këtë vit.

Por cila është arritja e Ronelës këtë herë? Për herë të parë në historinë e Shqipërisë Ronela është renditur e 5-ta si kënga më e dëgjuar për këtë muaj ndër këngët e Eurovizionit.

Çdo muaj do të numërojmë 20 videot më të shikuara thuhet në kanalin zyrtar të Eurovizionit në YouTube.

Lista do të përfshijë videot zyrtare muzikore, performancat kombëtare finale/live/pamjet pas kuintave dhe, natyrisht, performancat e Eurovision Song Contest, duke hedhur një vështrim pak më të gjatë në hyrjet e reja.

Këngëtarja tha se kënga është pritur shumë mirë dhe në fakt shifrat flasin vetë. “Sekret” është ndër këngët më të klikuara dhe më të pëlqera këtë vit. Duket se kënga pretendon finalen dhe ky do ishte gëzimi më i madh

The post Thyerje rekordi, Cila është arritja e Ronelës appeared first on tëvë1.

Të ngajshme

Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

KushtrimGuraj

Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani

Yllka Gashi

Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht

Yllka Gashi