Telenews

Përtej teorisë: Si synon ProED t’i përgatisë studentët për tregun e punës në teknologji

Njohja e teorisë është vetëm hapi i parë në teknologji. Në tregun e punës kërkohet që profesionistët ta zbatojnë dijen, të zgjidhin probleme, të bashkëpunojnë me ekipin dhe t’u përshtaten ndryshimeve të vazhdueshme të industrisë.

Mbi këtë parim është ndërtuar edhe programi profesional i ProED-it për Zhvillim të Softuerit, ku puna praktike zë vend qendror.

Nga koncepti te zbatimi

 

Programi dyvjeçar për Zhvillues të Softuerit përbëhet nga katër semestra. Në tre semestrat e parë, studentët ndërthurin teorinë me ushtrime dhe projekte praktike, ndërsa semestri i katërt i kushtohet praktikës profesionale në kompani të sektorit të TI-së.

 

Mësim përmes praktikës

 

Një prej parimeve të programit është “learning by practicing” – mësimi përmes praktikës. Qëllimi është që studentët jo vetëm ta kuptojnë një koncept, por edhe të dinë si ta përdorin atë.

Përmes ushtrimeve, projekteve dhe detyrave praktike, ata zhvillojnë aftësi në programim dhe në ndërtimin e zgjidhjeve softuerike. Në këtë mënyrë, përballen që gjatë studimeve me situata të ngjashme me ato që mund t’i hasin në punë.

Aftësi që shkojnë përtej kodimit

 

Për këtë arsye, ProED synon që, krahas programimit, studentët të zhvillojnë edhe aftësitë e nevojshme për të funksionuar në një ambient profesional dhe për të kontribuar në punë ekipore.

Praktika profesionale si urë drejt tregut

 

Në semestrin e fundit, studentët angazhohen në praktikë profesionale në kompani të industrisë së TI-së. Aty mund ta shohin nga afër organizimin e punës, komunikimin brenda ekipit dhe procesin e realizimit të detyrave konkrete.

Kjo përvojë mund t’i ndihmojë t’i zbatojnë njohuritë, t’i kuptojnë më mirë përgjegjësitë e profesionit dhe ta krijojnë një pasqyrë më të qartë për drejtimin që duan ta ndjekin.

 

Nga “e di” te “di ta bëj”

Dallimi mes njohurisë teorike dhe përgatitjes profesionale qëndron te aftësia për ta kthyer dijen në veprim.

Duke kombinuar teorinë, projektet, punën në ekip dhe praktikën në kompani, programi i ProED-it synon ta krijojë pikërisht këtë kalim.

Për studentët që synojnë zhvillimin e softuerit, mësimi i kodimit është vetëm fillimi. Përgatitja vazhdon përmes praktikës, përvojës profesionale dhe aftësisë për të gjetur zgjidhje për probleme reale.

Të ngajshme

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi

Kryesia e LDK-së del me njoftim publik: Unanimisht mbështesim Bekim Sejdiun për president

Yllka Gashi

“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit

Yllka Gashi