Telenews

Kaluan ilegalisht kufrin në Han të Elezit, kapen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin ilegalisht me veturën e tyre.

Rasti është evidentuar mbrëmjen e së martës në zonën e Urës së Gurit.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një makinë e vjetër për shtypjen e rërës, e cila është konfiskuar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, malli i konfiskuar është dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.

Të ngajshme

Maqedonci pret në takim ambasadorin e Bullgarisë, diksutojnë për situatën e sigurisë

Yllka Gashi

AKK kritikon Ministrinë e Arsimit: Viti shkollor nisi, ju ende jo

Yllka Gashi

Instituti për Aksion Afirmativ me aksion para IQP-së: 20 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë vitit 2026

Yllka Gashi