Telenews

Përfshihet nga flakët mjeti lundrues në Ksamil, shpëtohen 4 turistë gjermanë

Përfshihet nga flakët një mjet lundrues në vendin e quajtur “Pema e Thatë”në Ksamil. Policia Kufitare dhe ajo Detare kanë ndërhyrë në kohë për t’u ardhur në ndihmë 4 shtetasve gjermanë të cilët ndodheshin në bord, duke i transportuar ata drejt bregut.

Policia sqaron se 4 turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar asnjë dëmtim fizik, shkruan rtsh.al.

“Ksamil/Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, ndërhyrje në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt vendngjarjes. Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike. Ata falënderuan punonjësit e Policisë që ndërhynë në kohë për t’i ndihmuar.

GHGrupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj