Telenews

ZELENSKY FLET PAS TAKIMIT ME BLINKENIN DHE AUSTIN

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur në lidhje për vizitën e zyrtarëve amerikanë në Kiev, duke thënë se në këtë moment për shtetin ukrainas është e vlefshme dhe e rëndësishme.
Zelensky gjatë ditës së djeshme është takuar me sekretarin e Shtetit Amerikan, Anthony Blinken dhe ministrin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.
“Vizita e delegacionit të zyrtarëve të lartë amerikanë në Kiev në këtë moment përgjegjës për shtetin ukrainas është shumë e vlefshme dhe e rëndësishme”, ka shkruar Zelensky.
“U diskutua me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken dhe Ministrin e Mbrojtjes Lloyd Austin për ndihmën e mbrojtjes, forcimin e politikës së sanksioneve kundër Rusisë, mbështetjen financiare të Ukrainës dhe garancinë e sigurisë”, shtoi ai.

Të ngajshme

Aksident në Suharekë, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Blearta

Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt

KushtrimGuraj

Terras përshëndet marrëveshjen për Ligjin për të Huajt, uron Kurtin për arritjen me ndihmën e BE-së

KushtrimGuraj