Telenews

Peshëngritësi Rostami ia siguroi Kosovës medaljen e tetë në Lojërat Mesdhetare

Kosova e ka siguruar sot medaljen e tetë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Peshëngritësi Kianoush Rostami i ngriti me sukses 166 kilogramë peshë në shkëputje për ta fituar kështu medaljen e argjendtë në këtë garë prestigjioze, shkruan “Gazeta Express”.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar dhe uruar peshëngritësin për suksesin e arritur sot në Itali.

“Medalja e tetë për Kosovën në LM Taranto 2026. Urime Rostanit, dhe Federatës së Peshëngritjes”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Paraprakisht, xhudoja ia solli pesë medalje Kosovës, ndërsa nga një tjetër boksi dhe karateja.

Kosova në “Taranto 2026” i ka fituar 2 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj