Telenews

Sadiku: 1,500 euro rrogë, me dy seanca të çuditshme, është për besë keq

1,500 euro rrogë, me dy seanca të çuditshme, është për besë keq”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, në një postim në Facebook.

Sadiku ka deklaruar se deputetët që janë betuar në Kuvend i kanë marrë pagat, ndërsa për vete ka bërë të ditur se kjo është paga e katërt që merr nga Kuvendi.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe deputetët kanë mundur të punojnë në komisione, të shtyjnë përpara ligjet që presin, si dhe të diskutojnë e propozojnë politika.

“E di që po tingëlloj pak si popullistët që i urrej, por gjatë gjithë kësaj kohe kemi mundur të punojmë në komisione, t’i shtyjmë përpara disa ligje që po presin, të diskutojmë e të propozojmë politika dhe, në fund të fundit, t’i kryejmë punët për të cilat na kanë votuar qytetarët”, ka shkruar ai.

Në fund, Sadiku i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që ta thërrasë seancën e Kuvendit.

“Thirreni seancën, të pa dashutun e të parespektuar Vetëvendosje. Lërini këto dallavere, bllokada e manipulime”, shkroi Sadiku.

Të ngajshme

Plagosje me armë zjarri në Korçë, autori shpallet në kërkim

Yllka Gashi

Gashi: Pasuria e përfituar në mënyrë të kundërligjshme të gjurmohet, të sekuestrohet, të konfiskohet dhe t’i kthehet shtetit dhe të dëmtuarve

Yllka Gashi

Fshatrat Shtuticë, Verboc dhe Polluzhë mbesin pa asfaltim të rrugëve, kjo është arsyeja

Yllka Gashi