
Enis Osmani është zgjedhur kryetar i degës së Partisë GUXO në Mitrovicë.
Osmani mori drejtimin e degës në Kuvendin Zgjedhor të GUXO-s, i cili u mbajt sonte në Hotel “Palace”, ku u zgjodhën edhe strukturat e reja të partisë në Mitrovicë.
Me zgjedhjen e Osmanit, dega e GUXO-s në Mitrovicë tashmë ka drejtuesin e ri, pas procesit të brendshëm zgjedhor të partisë.

