Daut Haradinaj, ka bërë me dije se ka qenë shënjestër e kërcënimeve nga pjesëtarë të forcave ruse dhe serbe.
Në një prononcim për Demos, Haradinaj konfirmoi pranimin e këtyre mesazheve kërcënuese, ndërsa theksoi se veprime të tilla nuk e kanë shqetësuar apo penguar në veprimtarinë e tij.
“Për të qenë i sinqertë, nuk është që më bëjnë shumë përshtypje. E thashë më herët se ‘qeni që leh nuk të han’, edhe këta për mua janë zagarë”, ka deklaruar Haradinaj.

