Këngëtarja Dafina Dauti ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Kosova Po Pret”, një projekt i kushtuar Kosovës dhe çlirimtarëve të saj.
Teksti i këngës është shkruar nga Bediha Emini, ndërsa kënga sjell një mesazh të ndjerë për Kosovën, në një periudhë kur çështja e çlirimtarëve të UÇK-së vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Përmes kësaj kënge, Dafina Dauti përcjell emocione, dashuri për vendin dhe shpresën për drejtësi e liri për ata që ndodhen përballë procesit gjyqësor në Hagë.
“Kosova Po Pret” vjen si një dedikim emocional për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.
https://youtu.be/ydawWSTISlo?si=HpewubUnG44VjqwP

