Basketbollisti i njohur pejan, Dardan Berisha, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tij.
Berisha, një prej emrave më të njohur të basketbollit kosovar, ka ndarë një moment të rëndësishëm të jetës së tij, duke kurorëzuar martesën, shkruan Indeksonline.
Basketbollisti pejan është i njohur për karrierën e tij të gjatë në basketboll, ndërsa tashmë ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm jashtë parketit.
Ceremonia e kurorëzimit ka tërhequr vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku urimet për çiftin kanë qenë të shumta.

