Telenews

Kontrollohen dy lokacione në Prishtinë, çka sekuestroi Policia?

Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportit, prodhimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve apo materieve plasëse.

Sipas policisë, bastisjet janë kryer të mërkurën, ndërsa nën dyshim janë tre persona.

Gjatë kontrollit, si dëshmi materiale janë gjetur dhe sekuestruar një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, si dhe disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare.

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës

Yllka Gashi

Kapet një automjet pa targa me mallra të dyshuara për kontrabandë

Yllka Gashi

ZPS-ja: Janë 28 orë inçizime të Thaçit përgjatë 9 vizitave, mbrojtja do që Gjykata ta fus kokën në rërë

Yllka Gashi