
Deputeti i PDK’së, Eman Rrahmani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për propagandë “marksiste-leniniste” që i shërben Listës Serbe, ndërsa thotë se në anën tjetër kjo parti me këto tema shet patriotizëm.
Rrahmani ka listuar një sërë akuzash për Vetëvendosjen dhe mënyrën se si po i ndërton narrativat, derisa thotë se ka bashkëpunuar me Listën Serbe e ka ndarë para për organizata e media serbe në Kosovë.
“Komunave me shumicë serbe u ndajnë deri në trefishin e buxhetit për kokë banori krahasuar me disa komuna shqiptare”, thotë ndër të tjera Rrahmani.
“Mbi 3 milionë euro ua japin organizatave serbe në Kosovë. Financojnë edhe media serbe në Kosovë me dhjetëra mija euro. Dhe në fund, pasi i bëjnë krejt këto, dalin e shesin patriotizëm!”.
Postimi i plotë:
Qe çka bën propaganda marksiste-leniniste e këtij pushteti që i shërben Listës Serbe.
I jep 24 hektarë Manastirit të Deçanit.
I jep 146 mijë euro Dioqezës Rashkë.
E pranon Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit, që është edhe më e keqe se “Zajednica” dhe fillon zbatimin e tyre.
Bashkë me Listën Serbe qeverisin nga viti 2021 deri me 5 nëntor 2022 kur Lista serbe jep dorëheqje.
Bashkë me Listën Serbe e votojnë Ligjin për Shtetësinë, duke ua mundësuar edhe nipave e stërnipave të kriminelëve të marrin shtetësinë e Kosovës.
I pranojnë dokumentet e gjendjes civile të lëshuara nga strukturat paralele serbe që nga paslufta. Pra, krejt puna që e kane bo strukturat paralele kanë me i njoftë institucionet e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje komunitetin serb në Kosovë e quan “populli serb”.
Glauk Konjufca flet për “popull serb në Kosovë”.
Komunave me shumicë serbe u ndajnë deri në trefishin e buxhetit për kokë banori krahasuar me disa komuna shqiptare.
Paguajnë mbi 3.5 milionë euro për pjesëtarë të strukturave paralele që pretendohet se nuk kanë qenë fare në punë.
Mbi 3 milionë euro ua japin organizatave serbe në Kosovë.
Financojnë edhe media serbe në Kosovë me dhjetëra mija euro.
Dhe në fund, pasi i bëjnë krejt këto, dalin e shesin patriotizëm!

