Telenews

Hoti: Jemi komplet jashtë spektrit kushtetues me çdo sjellje që bëhet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka cilësuar si jashtë çdo sjelljeje politike mënyrën se si po zhvillohet procesi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Hoti ka thënë se LDK-ja do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit, nëse ajo thirret, ndërsa ka deklaruar se pas konstituimit të Kuvendit do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.

“Kjo është jashtë çdo sjellje politike. Se a do të ftohet seanca, ne do të marrim pjesë, po ta kemi qartë. Jemi jashtë, jo në kundërshtim me Kushtetutën, po jemi komplet jashtë spektrit kushtetues, çdo sjellje që bëhet”, tha ai.

Lidhur me qëndrimin e LDK-së për të dërguar çështjen në Kushtetuse, ai tha se hapat që do të ndërmerren pas konstituimit të Kuvendit, Hoti tha se kjo çështje është diskutuar, por ende nuk kanë marrë një qëndrim përfundimtar.

“Do ta diskutojmë. E kemi diskutuar, po nuk kemi marrë ndonjë qëndrim, sapo të konstituohet Kuvendi, duhet të vendosim se si do të bëjë”, tha ai.

Hoti është shprehur se LDK-ja ka të drejtë të propozojë personin që do ta përfaqësojë grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, duke theksuar dallimin mes rolit të kryetarit dhe nënkryetarit.

“Kryetari i Kuvendit përfaqëson Kuvendin e Kosovës, nënkryetari i Kuvendit përfaqëson grupin parlamentar. Pra është diskrecion i plotë i joni që të propozojmë personin që na përfaqëson neve në kryesinë e Kuvendit”, tha ai.

Të ngajshme

AKB dhe Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Yllka Gashi

Gazetarëve u kufizohet hapësira në Kuvend

Yllka Gashi

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi