Telenews

ISH KRYEMINISTRI HOTI KRITIKON QEVERINË KURTI PËR DIALOGUN ME SERBINË

Sipas Hotit, Qeveria Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës.
“Kosovës iu bë dëm i madh kur qeveria aktuale e braktisi dialogun për njohje reciproke, të cilin qeveria ime me ndihmën e partnerëve e kishte kornizuar shumë qartë.  Samiti i Parisit (në korrik 2020), Marrëveshja e Uashingtonit (në shtator 2020) dhe shumë takime bilaterale me vendet e Quintit, e kornizuan qartësisht dialogun sa i përket qëllimit, përmbajtjes dhe kohës të arritjes së marrëveshjes finale, si dhe e detyruan Serbinë të nisë procesin e arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.”, ka shkruar Hoti.
Ai kritikoi Qeverinë aktuale për mos insistim të mbylljes së dialogut me njohje reciproke, dhe siç tha ai ky dialog degradoi në dialog për tabela të veturave.
“Qeveria aktuale, në vend që të insistonte në mbyllje të dialogut me njohje reciproke, në Bruksel propozoi ‘traktate’ për mos-sulm dhe për zëvendësim të CEFTA-së, të cilat u injoruan plotësisht dhe me të drejtë nga ana e BE-së. Fatkeqësisht, dialogu për njohje reciproke degradoi në dialog për tabela të veturave, sado e rëndësishme që është kjo çështje. Në takimet e Komisionit për Stabilizim-Asociim, të mbajtura në Prishtinë në nëntor 2021 dhe në Bruksel në mars 2022, mazhoranca qeverisëse në Kosovë u zotua për zbatim të marrëveshjeve paraprake të dialogut, të cilat brenda Kosovës i kritikon dhe i kundërshton fuqishëm”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

A do të kemi borë, parashikimet e para për dimrin 2026/27

Rrezarta Ramaj

Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit

Rrezarta Ramaj

Trump paralajmëron Evropën: SHBA do të kërkojë pagesë për armët e dërguara në Ukrainë

Rrezarta Ramaj