Telenews

Organizatorët e Marshit për liri: Nga ky shesh simbolikisht i shpallim të pafajshëm

Organizatorët e platformës “Liria ka Emër” dhe Marshit për liri, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se më 16 shtator presin lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalimit para pjesëmarrësve në marsh, Hoxha ka thënë se sot po marshohet me UÇK-në për UÇK-në.

“Shtatori i vitit 1999 e gjeti Kosovën me rrugë të mbushura me ushtarë të UÇK-së. Pas demilitarizimit, marshuan në çdo qytet për ta festuar lirinë me qytetarët. Ai marsh quhej “Marshi i Lirisë”. Dhe si për ironi, sot 27 vjet më vonë, populli i Kosovës edhe sot marshon për liri në liri, për lirinë e atyre që e sollën lirinë tonë. Sot marshojmë për ata që u ngritën në ditët më të vështira për ne. Sot marshojmë me UÇK-në për UÇK-në. Kosova po pret drejtësi, dinjitet”, ka thënë ai.

Kurse, Ismail Tasholli, ka thënë se UÇK’në sa herë janë munduar ta dobësojnë, ajo është rikthyer si feniksi.

“Sa herë janë mundue me e ligshtue, UÇK’ja është rikthyer si feniksi”

“Çlirimtarët kthehen të fundit nga beteja”, ka thënë Tasholli.

Ai ka thënë se nga Marshi për Liri, i shpallin të pafajshëm Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

“Në mënyrë simbolike i shpallim të pafajshëm”, ka thënë Tasholli.

Të ngajshme

Haxhiu për “Marshin për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim

Yllka Gashi

Edi Rama publikon një video pas përfundimit të Marshit për UÇK-në: Liria ka emër

Rrezarta Ramaj

Qeveria falënderon organizatorët dhe pjesëmarrësit e “Marshit për Liri” në Prishtinë

Rrezarta Ramaj