Telenews

Karim Adeyemi shfaqet me veturë me targa të Kosovës në Barcelonë – bie në sy kodi “05” –

Një detaj i veçantë nga përditshmëria e futbollistit Karim Adeyemi ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.

Sulmuesi është parë duke mbërritur në qendrën stërvitore me një veturë që mban targa të Kosovës, ndërsa ajo që ka rënë më së shumti në sy është kodi “05”, i cili i përket rajonit të Ferizajt.

Pamjet e automjetit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta, veçanërisht nga shqiptarët.

Disa prej tyre e kanë komentuar me humor këtë detaj, duke e cilësuar Adeyemin si “të shqiptarizuar”.

Targat e një automjeti nga Ferizaj janë shfaqur kështu në Barcelonë, duke sjellë një detaj të pazakontë nga përditshmëria e futbollistit dhe duke bërë që Kosova të jetë në qendër të vëmendjes së fansave të tij.

Të ngajshme

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe –

KushtrimGuraj

Amir Rrahmani pensionohet nga kombëtarja e Kosovës –

KushtrimGuraj

Rrahmani angazhon avokat mbrojtës, paralajmërohen ata që “e ngucin” kapitenin

Yllka Gashi