Telenews

Gruda: Në seancë “na tradhtuan”, VV nuk e votoi kandidatin e PDK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka “tradhtuar” Partinë Demokratike të Kosovës gjatë procesit të zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Gruda ka thënë se PDK-ja kishte shkuar në seancë për konsultime, duke pasur parasysh edhe afatin e 16 shtatorit, por sipas tij, gjatë procesit nuk është respektuar marrëveshja politike për votimin e kandidatit të PDK-së.

“Ne kemi thënë që shkojmë për ta konsultuar për hir të 16 shtatorit, por ajo u keqpërdor, siç e patë. Ajo u kthye në një absurd. Kur njëherë shpiket një arsyetim, ne shkojmë me 9 shtator, me 11 shtator u shpik një arsyetim tjetër, dhe me 11 shtator ne u tradhëtuam në seancë, se shqip thuhet ‘na u tradhëtuam’”, tha Gruda.

Ai ka deklaruar se PDK-ja e kishte votuar kandidatin e VV-së, por sipas tij, VV-ja nuk e kishte mbështetur kandidatin e PDK-së, pavarësisht deklarimeve publike se një gjë e tillë do të ndodhte.

“Ne votuam kandidatin e tyre, edhe pse patë deklarim publik para medias: ‘Do ta votojmë edhe kandidatin tonë.’ Nuk u votua. Tani, kur shkelet afati, shkelet fjala e dhënë politike, po shkelet edhe fjala e dhënë se do ta votojmë kandidatin tonë para mediave, para popullit të Kosovës, në kuvend, ne nuk mund të shkojmë në një kuvend ku ka veprime të tilla, dhe ne e dinim që kjo do të ishte komplet një lojë e radhës, dhe nuk mund të vazhdonim të lejonim që ne të fyeshim në atë mënyrë”, tha ai.

Gruda ka thënë se një veprim i tillë, sipas tij, përbën fyerje edhe ndaj PDK-së, por edhe ndaj qytetarëve, duke theksuar se partia e tij kishte votuar për nënkryetarin e propozuar nga pala tjetër.

“Se mendoj që është fyerje edhe e jonja, edhe e publikut, kur ka deklarime publike për votim. Ne kemi votuar nënkryetarin e 6, ka rëndësi për neve si njerëz të këtij vendi. Si mundet partia që ka fituar, me gënjyer publikisht dhe ta themelojmë, mos me e marrë fjalën publikisht? Dhe kjo ka rëndësi për gjykatën, jo për politikën. Për neve si njerëz që jetojmë në këtë vend, ka shumë rëndësi”, tha Gruda.

Të ngajshme

Babai dhe vajza 3-vjeçare humbin jetën në aksident në Gjermani

Yllka Gashi

Topi i Artë e la jashtë, Raphinha përgjigjet në mënyrën më të mirë: Me gola dhe asistime

Yllka Gashi

“Lufta për UÇK-në”: Po nisim një dialog të brendshëm për vlerat e vërteta të luftës çlirimtare

Yllka Gashi