Telenews

Kurti thirrje opozitës: Ta zgjedhim presidentin, e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje

Kryeministri Albin Kurti nga mbledhja e Qeverisë i ka bërë thirrje partive opozitare që ta zgjedhin presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

Ai ka thënë se është e pafalshme të shkohet në zgjedhje

“Përpara kemi çështjen e presidentit dhe një marrëveshje politike mes VV-së dhe LDK-së. Para nesh është sfida me qëndrimin e shprehur nga disa deputetë të LDK-së që nuk duan ta zbatojnë marrëveshjen e arritur me mund e përkushtim. Jemi kaq afër zgjidhjes së presidentit saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë në zgjedhje serish për të ardhur prapën në të njëjtën pikë”.

“Ju bëj thirrje liderëve politikë, deputetëve le ta zgjidhin çështjen e presidentit. Le t’i japim vendit tonë institucionet në përputhje me vullnetin qytetar dhe le të ecim përpara”, tha ai.

Kurti ka thënë se gjetja e kompromisit politik është e mundur e sjell rezultat, dhe sipas tij dëshmi e kësaj është konstituimi i Kuvendit.

Të ngajshme

Vali Corleone nuk paraqitet në gjykatë, pavarësisht paralajmërimit për urdhërarrest

Yllka Gashi

Trajneri shqiptar me rezultate pozitive te Amedspori, Besnik Hasi: Po vazhdojmë të rritemi!

Yllka Gashi

Hapet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Nis dialogu i brendshëm për vlerat e luftës çlirimtare

Yllka Gashi