Telenews

Rasti i rreshterit Muhamet Lika, vazhdon seanca ndaj gjashtë të akuzuarve

Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj vazhdon procesi gjyqësor ndaj gjashtë të pandehurve të akuzuar për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, kishte ngritur aktakuzë më 9 janar 2026 ndaj gjashtë të pandehurve me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., SH.K. dhe D.G.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje, më 1 prill 2025 rreth orës 23:00, e privuan nga jeta zyrtarin policor Muhamet Lika në Kaçanik, duke përdorur armë zjarri dhe duke vepruar me përgatitje paraprake. Në rast, sipas Prokurorisë, është përfshirë edhe një i mitur.

Prokuroria ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, ndërsa ka kërkuar edhe vazhdimin e masës së paraburgimit deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Të ngajshme

Ministri Çeku mirëpriti drejtuesit e SBAShK-ut, ja çfarë diskutuan

Yllka Gashi

Vajza e Calit sjell një mesazh të babait nga Haga

Yllka Gashi

Ambasada amerikane bën thirrje për shmangien e sheshit “Skënderbeu”

Yllka Gashi