Telenews

Seanca për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të akuzuar përballen me akuzat

Brenda pak minutash pritet të  seanca e radhës gjyqësore në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Likës. Seanca do të fillojë nga ora 09:00 në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, kishte ngritur aktakuzë më 9 janar të këtij viti kundër gjashtë të pandehurve me inicialet H.B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G.

Të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje, më 1 prill 2025 rreth orës 23:00, e privuan nga jeta zyrtarin Muhamet Lika në Kaçanik me armë zjarri, duke vepruar me përgatitje paraprake dhe duke përfshirë edhe një të mitur.

Prokuroria ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, dhe ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Të ngajshme

Nis protesta në shesh, mijëra qytetarë të pranishëm

Yllka Gashi

Ministri Çeku mirëpriti drejtuesit e SBAShK-ut, ja çfarë diskutuan

Yllka Gashi

Vajza e Calit sjell një mesazh të babait nga Haga

Yllka Gashi