Telenews

Ambasada amerikane bën thirrje për shmangien e sheshit “Skënderbeu”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka bërë thirrje për shmangie të sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë sot, për shkak të protestës që do të nisë në orën 12:00.

“Disa organizata të mëdha kanë njoftuar protesta të mëdha për të premten, më 18 shtator, në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu. Këto protesta mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda të trafikut në zonat përreth. Për shkak të grumbullimeve të mundshme masive dhe problemeve në trafik, ju lutemi ta shmangni Sheshin Skënderbeu dhe zonat përreth gjatë kësaj periudhe”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës.

Ambasada amerikane më 14 shtator u kishte bërë thirrje stafit të saj që, për shkak të protestave në Prishtinë, të mos i dërgonin fëmijët në shkolla dhe të shmangnin rrugët.

Të ngajshme

Kurti udhëton sot për në Amerikë

Yllka Gashi

Musliu: Anton Quni tha se do të tërhiqej nga politika kur Thaçi e Veseli të jenë në burg, atëherë jep dorëheqje

Yllka Gashi

I biri i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te drejtësia perëndimore

Yllka Gashi