Telenews

“UÇK, UÇK!”, thirrjet e mijëra protestuesve jehojnë në sheshin e Prishtinës

Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po jehojnë fuqishëm thirrjet “UÇK, UÇK”!

Të mbështjellë me flamurë të UÇK-së , protestuesit kanë mbushur sheshin e kryeqytetit, duke ngritur zërin kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.

Atmosfera në shesh është e ngarkuar me emocione, ndërsa protestuesit po shprehin pakënaqësinë e tyre dhe po kërkojnë drejtësi për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan dy ditë më parë.

Të ngajshme

Kurti emëron Bashkim Krasniqin Zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Yllka Gashi

Parlamenti Studentor i UP-së të hënën proteston kundër vendimit dënues të Speciales

Rrezarta Ramaj

Punimet në rrugën Lamë–Kllokoq drejt përfundimit

Yllka Gashi