Telenews

​Politikanët e Mitrovicës Jugore sonte bëhen bashkë për katërshen e UÇK-së

Sot në ora 18:00 do të mbahet seancë e përbashkët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku pritet të miratohet një deklaratë lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu ka njoftuar shefi i Grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, Shkëlqim Ibrahimi.

Sipas tij, seanca është iniciuar nga Grupi i Asamblistëve të Partisë Demokratike dhe mbështetur nga grupet e asamblistëve të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komuna

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,

Sot, me iniciativën e Grupit të Asambleistëve të PDK-së në Mitrovicë dhe me përkrahjen e grupeve të asambleistëve nga të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, në ora 18:00 do të mbahet një seancë e përbashkët, ku do të miratohet një 𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭ë 𝐞 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐨𝐬𝐩𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐚𝐤𝐭𝐠𝐣𝐲𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭ë 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭ë𝐬 𝐒𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐤𝐫𝐞𝐫ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐔Ç𝐊-𝐬ë 𝐳.𝐇𝐚𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐓𝐡𝐚ç𝐢, 𝐳.𝐊𝐚𝐝𝐫𝐢 𝐕𝐞𝐬𝐞𝐥𝐢, 𝐳.𝐉𝐚𝐤𝐮𝐩 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐳.𝐑𝐞𝐱𝐡𝐞𝐩 𝐒𝐞𝐥𝐢𝐦𝐢.

Kjo nuk është çështje partie.

Nuk është çështje pozite apo opozite.

Është çështje e kujtesës sonë, e respektit për luftën çlirimtare dhe për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

𝐔Ç𝐊-𝐣𝐚 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë𝐯𝐞.

Të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës i nderojmë dhe i respektojmë pa dallime politike, partiake apo të tjera.

Sot, përballë një çështjeje që prek ndjenjat dhe historinë e përbashkët të qytetarëve tanë, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës do të flasë me një zë të përbashkët.

𝐏ë𝐫 𝐥𝐮𝐟𝐭ë𝐧 ç𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐞.

𝐏ë𝐫 𝐚𝐭𝐚 𝐪ë 𝐬𝐚𝐤𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐧.

𝐏ë𝐫 𝐭ë 𝐯ë𝐫𝐭𝐞𝐭ë𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬.

Të ngajshme

“Rroftë UÇK-ja!”, PDK-ja shpërndan pamje të protestës (VIDEO)

Rrezarta Ramaj

‘Precizion, kamuflim, vëzhgim’ – FSK avancon aftësitë e pjesëtarëve

Rrezarta Ramaj

“Nëna e tij ende nuk e di për vendimin” – flet familjari i Hashim Thaçit

Rrezarta Ramaj