Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Bajqinovci ka kërkuar nga partitë opozitare të qartësojnë qëndrimin e tyre lidhur me hapat e ardhshëm institucionalë.
Sipas tij, opozita duhet të tregojë nëse mbështet procesin për zgjedhjen e presidentit apo kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton se presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor.

