Një e moshuar është parë duke jetuar dhe fjetur nën urën në qendër të Podujevës, në kushte të vështira dhe të papërshtatshme për jetesë.
Rasti ka ngritur shqetësim për gjendjen e saj, ndërsa kërkohet reagim nga organet kompetente për të verifikuar rrethanat dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme, përfshirë strehim dhe përkujdesje.

