45′
Pjesa e parë midis Kosovës dhe Irlandës është mbyllur baras 0-0. Dardanët dominuan dhe patën raste të qind për qindta, por nuk gjetën dot golin.
43′
Shtatë goditje nga Kosova, por Dardanët nuk po e gjejnë dot golin. Dominim nga vendësit por ende pa fryt.
29‘
Vedat Muriqi me rast ideal. Por mbrojtësi irlandez e heq topin nga vija fatale.
23′
Chiedozie Ogbene rrezikon Kosovën por edhe ky e dërgon topin lartë.
22′
Sërish rast Vedat Muriqi. Arrin të godasë por e dërgon topin jashtë kornizave të portës.
9′
Vedat Muriqi rrezikon i pari. Godet me kokë, por topi në duart e portierit kundërshtar.
________________________________________________________
Ndeshja midis Kosovës dhe Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve ka filluar.
Kosova e nis në shtëpi kampanjën në Ligën e Kombeve, kategorinë B.
Ky takim po emetohet direkt në televizionin më të madh në vend, Klan Kosova.
Formacioni zyrtar i Kosovës: Muric, I.Krasniqi, Dellova, Hajdari; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni, Zhegrova, Zabërgja, Muriqi.

