Telenews

Nesër seanca në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet seanca gjyqësore në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit seanca nis nga ora 09:30.

Në këtë rast, të akuzuar janë: Zlatomir Peshiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavljeviq, Bogoljub Janiçeviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Krsman Jeliq, Ljubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Millosh Doshan, Ljubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Millovan Kovaçeviq

Aktakuza pretendon se të akuzuarit kanë qenë në dijeni, përmes raporteve operative, komunikimeve të brendshme dhe pranisë nëpër zona, se në forcat nën komandën ose kontrollin e tyre po kryheshin veprime që përfshinin shkatërrimin e pronës, djegien e shtëpive dhe objekteve të infrastrukturës civile, përndjekjen dhe ndalimin arbitrar të personave mbi baza etnike, si dhe sulme të armatosura ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me popullsi civile shqiptare.

Sipas aktakuzës, këto veprime rezultuan me organizimin e kolonave të detyruara të civilëve shqiptarë, me qëllim dëbimin e tyre nga Kosova drejt kufijve shtetërorë në drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së atëhershme, ku në përgjithësi bëhet fjalë për rreth 862 mijë e 979 civilë të dëbuar.

Prokuroria pretendon gjithashtu se të pandehurit nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme që ishin në kompetencën dhe përgjegjësinë e tyre për të parandaluar kryerjen e këtyre veprimeve, për t’i penguar autorët ose për t’i raportuar aktet e kundërligjshme tek autoritetet përkatëse.

Të pandehurit akuzohen për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 28 shtator

Rrezarta Ramaj

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Rrezarta Ramaj

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Rrezarta Ramaj