Një grua është raportuar e zhdukur në Ferizaj, pasi familjarët kanë deklaruar se nuk është lajmëruar në telefon dhe nuk e ka hapur derën e banesës.
Sipas informacionit të raportuar, rasti lidhet me datën 23 shtator rreth orës 17:00.
Me vendim të prokurorit, rasti është duke vazhduar të hetohet nga autoritetet përkatëse.

