Telenews

KËTO JANË NGJARJET E DITËS SË SOTME NË KOSOVË

Në shënim të 27 Prillit – Dita e personave të pagjetur të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur vendos kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 09:00).
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve. (Oborri i Kuvendit, ora 9:00).
Shënohet Dita Botërore e Imunizimit. (IKSHPK, ora 10.00).
Në 23-vjetorin e masakrës në Meje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bën homazh te Kompleksi Memorial “Lëndina e pikëllimit”, në Meje të Gjakovës. (Ora 10:30).
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në Meje të Gjakovës. (Ora 11:00).
Në shënim të 27 Prillit – Dita e Personave të pagjetur të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, bëjnë homazhe. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë, ora 11:00).
YIHR KS do të organizojë një aksion rrugor në sheshin “Skënderbeu” për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Ora 12:00).
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00).
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00).
Hapet ekspozita ndërkombëtare e posterit “All against corruption!”(Galeria e Arteve, Fakulteti i Arteve, UP, Ora 14:00).
Në shënim të 27 Prillit – Dita e Personave të Pagjetur të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje organizon aktivitetin e mbjelljes së fidanëve në kujtim dhe nderim të 1617 personave të pagjetur nga lufta e fundit. (Te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 14:00).

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu