Telenews

MYSLIMANËT SONTE FESTOJNË NATËN E KADRIT, “MË E RËNDËSISHME SE NJË MIJË MUAJ”

Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Shumë prej traditave thonë që Nata e Kadrit është në ditën e 27-të të Ramazanit.
Për këtë arsye në traditën tonë numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?
Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas dijetarëve të Islamit agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.
Shenjat e natës së Kadrit
Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë.
Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, mund të ketë erë dhe ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.
Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës.

Të ngajshme

MPB apelon shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të mjegullës

Valjeta Turkaj

Sot ndodh solstici i dimrit: dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit

Valjeta Turkaj

Zjarri dëmton QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

Valjeta Turkaj