Telenews

“Në emër të popullit: Çlirimtarë!”, Liria ka Emër publikon pamje nga protesta e djeshme (VIDEO)

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar pamje nga protesta në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u mbajt të enjten.

Në përshkrimin e pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, “Liria ka Emër” ka përcjellë mesazhin: “Në emër të popullit: ÇLIRIMTARË!”

Protesta është pjesë e mobilizimit qytetar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

Më 16 shtator, katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u dënua me 81 vjet burgim nga gjykata me seli në Hagë.

Të ngajshme

Eli Fara thyen heshtjen pas publikimit të videove intime: Jam e lënduar, por s’kam arsye të turpërohem

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 3 tetor

Rrezarta Ramaj

Qeveria dërgon në Kuvend përgjigjen për ndryshimin e Ligjit për Specialen –

KushtrimGuraj