Telenews

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e Shtabit të Ushtrisë së Serbisë në Beograd –

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviç.

Takimi është zhvilluar pak para përfundimit të mandatit të dytë të Ulutas në krye të KFOR-it, i cili pritet të përfundojë në mesin e tetorit.

Sipas KFOR-it, takimi ishte pjesë e komunikimeve dhe kontakteve të rregullta ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, me qëllim forcimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në funksion të stabilitetit rajonal.

“Ky takim ishte pjesë e komunikimeve dhe ndërveprimeve të rregullta të zhvilluara ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat janë thelbësore për të nxitur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mbështetje të stabilitetit rajonal, në të mirë të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Gjatë takimit, Ulutas dhe Mojsiloviç kanë shkëmbyer pikëpamje për një sërë çështjesh me interes dhe shqetësim të përbashkët.

Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutas e ka falënderuar gjeneralin Mojsiloviç për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it.

Të ngajshme

Qeveria dërgon në Kuvend përgjigjen për ndryshimin e Ligjit për Specialen –

KushtrimGuraj

Arrestohen tre persona për shpërthimin pranë shtëpisë së avokatit Kadolli, një në arrati – gjenden edhe dëshmi materiale

KushtrimGuraj

Pa incidente përfundon protesta e 17-të, protestuesit: Nuk do të ndalemi asnjë natë derisa të procedohet ligji –

KushtrimGuraj