Pas një nate të tensionuar, gjatë së cilës protestuesit qëndruan deri para mesnatës para Qeverisë së Kosovës, mëngjesi i sotëm ka nisur me përgatitje të shtuara të Policisë së Kosovës.
Protestuesit pritet të nisen drejt institucioneve, ndërsa policia ka nisur mobilizimin që në orët e hershme të mëngjesit.
Forcat policore janë pozicionuar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa pjesëtarët e saj janë pajisur me mburoja dhe pajisje të tjera për menaxhimin e turmave.
Pas zhvillimeve të djeshme dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, sot pritet të ketë sërish prani të shtuar të forcave të rendit përreth institucioneve.
Protesta lidhet me kërkesat për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.

