Telenews

Policia del me njoftim për protestën kundër Gjykatës Speciale

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me vazhdimin e protestës së paralajmëruar për sot në sheshin “Skënderbeu”, pranë objekteve shtetërore në Prishtinë, lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe mbarëvajtjen e protestës para, gjatë dhe deri në përfundimin e saj.

“Siç e kemi potencuar në vazhdimësi, Policia e Kosovës, sipas Ligjit mbi Tubimet Publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta dhe, sipas detyrës zyrtare, angazhohet që mbarëvajtja e protestës të kalojë e qetë dhe që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në suaza ligjore”, thuhet në njoftim.

“Varësisht nga nevoja operative policore dhe zhvillimet në terren, mund të ketë kufizime apo ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në rrugët përreth lokacionit ku zhvillohet protesta. Andaj, Policia ka paraparë edhe angazhimin e njësive policore, në rast të nevojës për riorientimin e trafikut në rrugët alternative”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

“Marrëveshja ka qenë, do të zbulohet shumë shpejt”, çka po paralajmëron Agim Bahtiri

Rrezarta Ramaj

Hamza: S’ka takim me Kurtin derisa të votohet ligji për Specialen, pastaj jemi të hapur

Rrezarta Ramaj

Përparim Rama reagon pas protestës: “Sheshi është i njëjti, qytetarët po ashtu”

Rrezarta Ramaj