Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në shesh në protestën që ka për kërkesë miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Haradinaj ka thënë se kanë mbetur edhe pak orë në dispozicion, duke e konsideruar të rëndësishëm miratimin e këtij ligji.
“Ju ftoj të gjithëve në shesh që të bashkoheni me thirrjen e vetme për të gjithë deputetët që ta votojnë Ligjin për Specialen në lexim të dytë dhe në rast se shkohet në zgjedhje për dinjitetin e atyre që kanë luftuar dhe për nderin dhe respektin e luftës tanë dhe për nderin e bashkëluftëtarëve në Hagë ta kryejmë këtë detyrë. Nuk është vonë, i kemi edhe katër orë. Mund ta zgjedhim bashkërisht. Është çështje krejt procedurale. T’I kthejmë bashkëluftëtarët tanë në Kosovë.”, ka thënë Haradinaj në një adresim në rrjetin social Facebook.

