Telenews

SINANI: SHQIPRIM ARIFI DHE SAMI SALIHU PO KONTRIBUOJNË QË PARLAMENTI I SERBISË TË MBETET PA DEPUTET SHQIPTAR

Sinani ka thënë se pasi Arifi dhe Salihu dështuan në zgjedhje parlamentare ata nuk po ftojnë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë listën që ka ende mundësi t’ia sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament.
“Pasi dështuan vet në zgjedhje parlamentare, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu nuk po ftojnë qytetarët me të drejtë vote ta votojnë listën e vetme që ka ende mundësi t’ia sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament.  Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë realisht që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar”, ka thënë ajo.
Sipas Sinanit, të njëjtit po dëshmojnë se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë.
“Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po thonë realisht: “Më mirë të flasin në Beograd deputetë anti-shqiptarë nga Serbia se një deputet shqiptar”. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë”, ka deklaruar Sinani.
“Sidomos si të Shaip Kamberit”, shtoi ajo.

Të ngajshme

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi

Rasti ndaj Edit, Prokuroria e Tiranës del me kërkesë për Jozin

Yllka Gashi